Presidenti i Barcelonës, në një intervistë për Catalunya Ràdio, theksoi se “nuk duam polemika”.

Joan Laporta shpjegoi në programin El MatíCatalunya Ràdio qëndrimin e FC Barcelona-s në konfliktin me Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) lidhur me dëmtimin e Lamine Yamal.

“Ne i njoftuam sapo morëm përgjigjen nga mjeku që e kishte ekzaminuar. Mjekët tanë ia përcollën informacionin mjekëve të Federatës, dhe kështu ka ndodhur. Nuk duam polemika. Të hënën erdhi specialisti, i bëri diagnozën, trajtimin dhe gjithçka shkoi mirë. Barça dëshiron ta ketë në gjendjen më të mirë të mundshme dhe ta ketë në dispozicion. Kështu ndodhi, por përkoi me ndeshjen e kombëtares, e cila gjithsesi e ka situatën nën kontroll,” tha Laporta.

Sa i përket stilit të jetesës së Lamine Yamal, presidenti i Barcelonës shtoi:
Nuk më shqetëson fare. Është një lojtar që duhet mbrojtur dhe ndihmuar, por është shumë më i pjekur se çdo djalosh në moshën e tij. Aktualisht ka një problem me pubalginë, dhe ka shumë meritë që vazhdon të luajë. Kjo tregon përkushtimin e tij. Si futbollist është një gjeni, që duhet ta mbrojmë dhe ta ndihmojmë të përmirësohet dita-ditës, sepse ende nuk ka arritur nivelin e tij më të lartë. Është lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij.”