Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar 3-1 në “Camp Nou”, në një ndeshje dramatike që u vendos në pjesën e dytë.

Atletico zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, kur Álex Baena shfrytëzoi një aksion të bukur nga krahu i djathtë pas asistimit të Nahuel Molinës, duke e vënë Barcelonën nën presion të hershëm.

Reagimi i blaugranave erdhi shpejt. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Raphinha riktheu baraspeshën pas një kombinimi të bukur me Pedrin, duke e çuar rezultatin në 1–1.

Barcelona pati shansin ideal për të përmbysur gjithçka në minutën e 36-të, por Robert Lewandowski dështoi nga pika e bardhë, me goditjen e tij të ndalur. Momente tensioni pati edhe pak para pushimit, me kartonët e verdhë për Álex Baena dhe Gerard Martín.

Në pjesën e dytë, katalanasit rritën ritmin dhe dominuan lojën. Goli i fitores erdhi në minutën e 65-të, kur Dani Olmo finalizoi saktë brenda zonës pas një aksioni të shpejtë të Barcelonës, duke e kthyer rezultatin në 2-1.

E gjithë ndeshja vazhdoi me spektakël nga të dyja ekipet me një rezultat të pandryshuar deri në fund të pjesës së dytë, rezultat i cili ndryshoi në minutë e fundit shtesë për 3-1 gol i realizuar nga Ferran Torres.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon garën për titull dhe tregon edhe një herë forcën dhe karakterin përballë një rivali direkt si Atletico Madrid.