FC Drenica ka zyrtarizuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin e saj, Prof. Bylbyl Sokoli, duke theksuar se ndarja është bërë në mirëkuptim të plotë dhe në një frymë të lartë profesionalizmi e respekti.
Në njoftimin e klubit, Drenica falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për kontributin e tij të madh, që nga rikthimi në Superligë e deri te puna e tij gjatë këtij sezoni në ndërtimin dhe përgatitjen e skuadrës. Klubi vlerëson se ndikimi i Sokolit ka qenë i rëndësishëm dhe i respektuar nga drejtuesit, futbollistët dhe tifozët.
“Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, FC Drenica thekson se do të vazhdojë përpara me profesionalizëm dhe objektiva të mëdha, duke insistuar në ndërtimin e një projekti serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për rikthimin e klubit në arenën europiane.
FC Drenica – Me dinjitet përpara.





























