Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka vendosur të largohet nga Fluminense në fund të këtij muaji.
41-vjeçari pritet që gjatë afatit të janarit të jetë “lojtar i lirë”.
Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry gjatë një videoje fton Thiago Silvan t’i bashkohet klubit nga Londra.
“Do doja ta shihja sërish në Chelsea. Ai është i lirë tani. Ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe një lidhje të ngushtë me klubin. Dy djemtë e tij janë pjesë e akademisë sonë”, u shpreh Terry.
Kujtojmë që Silva është duke planifikuar të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026, prandaj synon të riktheher në Europë nga muaji i janarit.




























