Brajan Gruda me Brightonin e ka fituar përballjen ndaj Burnleyt të Armando Brojës.

Brightoni e mposhti në shtëpi Burnleyn me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të Premier Leagues.

Gruda luajti deri në minutën e 87-të te Brightoni, kurse Broja u zëvendësua në minutën e 64-t te Burnley.

Sulmuesi francez, Georginio Rutter, e shënoi golin e parë për vendësit në minutën e 29-të.

Për 2:0 realizoi mesfushori suedez, Yasin Ayari, në minutën e 47-të.

Gruda këtë edicion në të gjitha garat ka dy gola dhe dy asistime. Ndërkohë Broja ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

Brightoni ka 28 pikë, kurse Burnley numëron 12 pikë.