Skuadra e Wolverhamptonit e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Premier League.

Wolverhamptoni ka fituar 3:0 të shtunën ndaj West Ham Unitedit. Ishte fitorja e parë për Wolverhamptonin pas 20 xhirove të zhvilluara. Krahas një fitoreje ka edhe 16 humbje dhe tri barazime.

Të tre golat, vendësit i shënuan në pjesën e parë.

Sulmuesi nga Kolumbia, Jhon Arias, realizoi për 1:0 në minutën e katërt.

Goli i dytë u shënua nga Hwang Hee-chan në minutën e 31-të. Dhjetë minutë më pas, 18-vjeçari Matheus Mane, e realizoi golin e tretë.

Edhe West Ham Unitedi nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion.

Ishte humbja e 12-të këtë edicion, krahas pesë barazimeve dhe tri fitoreve.

Wolverhamptoni është në pozitë e fundit me vetëm gjashtë pikë. Rrezikon seriozisht largimin nga elita. West Hami ka 14 pikë në vendin e 18-të.