Besfort Zeneli së shpejti pritet t’i bashkohet skuadrës belge, Royale Union Saint-Gilloise. Zeneli aktualisht është pjesë e klubit suedez, Elfsborg.

Tashmë është arritur marrëveshja mes Elfsborgut dhe Royale Unionit për Zenelin. Këtë e ka bërë të ditur të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Në orët në vijim, Zeneli do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të prezantohet si futbollisti më i ri i Unionit.

Sipas raportimeve, Royale Unioni do të paguajë afro 4 milionë euro për kartonin e Zenelit.

Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit, që po ashtu është pjesë e Elfsborgut.

23-vjeçari, pjesë e skuadrës së parë të Elfsborgut është nga viti 2022.

Zeneli me Elfsborgun ka pesë gola dhe 15 asistime në 93 paraqitje.

Ai ishte pjesë e Kosovës U21, ndërsa më pas vendosi të luajë për Suedinë.