Emir Sahiti ka dëshirë të qartë për t’u larguar nga Hamburgu në afatin kalimtar të dimrit, shkruan të hënën “Mopo.de”.

Sulmuesi kosovar ka kohë që nuk bënë pjesë në planet e klubit gjerman.

Sahiti ndeshjen e fundit në Bundesligë e ka zhvilluar më 29 gusht të vitit të kaluar ndaj St. Paulit. Në shumicën prej ndeshjeve nuk u ftua, kurse në disa prej tyre ishte në bankën e rezervistëve.

Së fundi për Hamburgun u paraqit më 3 dhjetor në ndeshje për Kupë të Gjermanisë.

Menaxheri i Sahiti po kërkon alternativa të reja për sulmuesin e krahut.

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.