Telashet për Real Madridin kanë vazhduar edhe të mërkurën mbrëma.

Pas disfatës në finale të Superkupës së Spanjës nga Barcelona dhe largimit të Xabi Alonsos nga posti i trajnerit, Real Madridi është eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit.

Klubi mbretëror, në ndeshjen e parë të Alvaro Arbeloas si trajner i parë, u mposht 3:2 në udhëtim tek Albacete, që e siguroi çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Javi Villar dhe Jefte Betancor me dy gola, ia siguruan fitoren e jashtëzakonshme klubit të La Liga 2.

Betancor golin e fitores e shënoi në minutën e 94-t.

Franco Mastantuono dhe Gonzalo Garcia i shënuan golat për madrilenët.

Garcia e barazoi rezultatin në minutën e parë të shtesës, por tre minuta më pas, Betancor shënoi për fitoren e madhe.