Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në duelin ndaj Borussia Monchengladbachut.
Pasi asistoi në golin për 2:0, Asllani ka realizuar tjetër asistim, ndërsa Hoffenheimi është duke udhëhequr 4:0 pas pjesës së parë.
Sulmuesi i Kosovës asistoi në minutën e parë të shtesës për sulmuesin kroat, Andrej Kramariq.
Asllani tani ka gjashtë gola të shënuar e katër asistime në këtë edicion të Bundesligës.
Asllani kontribuon sërish për Hoffenheimin
Tjetër kontribut ka dhënë sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, për skuadrën e Hoffenheimit.
Asllani të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 17-të, ka asistuar në golin për 2:0 ndaj Borussia Monchengladbachut.
Asllani asistoi në minutën e 24-t për Tim Lemperlen.
Asllani ka gjashtë gola e tri asistime në Bundesligë në edicionin aktual.





























