Arijon Ibrahimoviqi e ka shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane.
Heidenheimi barazoi 3:3 me Stuttgartin të dielën mbrëma në xhiron e 23-të të elitës gjermane, kurse Ibrahimoviqi realizoi për 2:1 nga penalltia në minutën e 34-t.
20-vjeçari i ka edhe tri asistime në 25 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat.
Ibrahimoviqi, i huazuar te Heidenheimi nga Bayern Munichu, e kompletoi ndeshjen, bashkë me portierin Diant Ramaj.
Heidenheimi në fundin e tabelës i ka 14 pikë, ndërsa Stuttgarti i katërti i ka 43 pikë.



























