Mediumi austriak “Krone” ka shkruar për aksidentin fatal të cilin nga afër e pa reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha.
Sipas këtij mediumi, një furgon që po drejtohej nga një 38-vjeçar me shtetësi të Zvicrës, doli nga rruga pranë Laakirchen në Austri dhe mori lëndime vdekjeprurëse.
Aksidenti fatal ndodhi në 8:10 të mëngjesit, ndërsa furgoni u përplas me një barrierë druri.
Valon Berisha ishte në një veturë tjetër para furgonit dhe e pa aksidentin në pasqyrë, shkruan mediumi austriak.
“Ai u ndal menjëherë dhe vrapoi drejt vendngjarjes, duke dhënë ndihmën e parë së bashku me dëshmitarë të tjerë dhe duke thirrur shërbimet e urgjencës. Pas afërsisht 30 minutash përpjekje për ringjallje, ngasësi i furgonit u shpall i vdekur”, shkruan “Krone”.
Rreth dy javë më parë Valon Berisha u transferua nga LASK-u austriak për te Zurichu i Zvicrës. Zurichu kishte ndeshje të shtunën dhe sipas mediumit austriak, pas ndeshjes dy kushërirët janë nisur për në Linz për të marrë gjëra nga një apartament atje.
Zurichu tashmë i ka shprehur ngushëllime Valon Berishës për humbjen e madhe.



























