Barcelona është kthyer në pozitën e parë në La Liga.
Pas disfatës së pësuar të shtunën nga Real Madridi, Barcelona fitoi të dielën ndaj Levantes dhe doli në krye të tabelës.
Barça e fitoi 3:0 ndeshjen e xhiros së 25-të të kampionatit spanjoll. Marc Bernal e realizoi golin e parë në minutën e katërt.
Për 2:0 shënoi Frenkie de Jong në minutën e 32-të.
Golin e tretë për Barcelonën e shënoi Fermin në minutën e 81-të.
Barcelona udhëheqë në tabelë me 60 pikë. Real Madridi, që ishte në krye vetëm një xhiro, është i dyti me 60 pikë.



























