Dardan Berisha e Drilon Hajrizi nuk do të jenë pjesë e Kosovës për ndeshjen e 27 shkurtit ndaj Sllovakisë.

Selektori Bujar Loci shpalli të dielën listën e lojtarëve. Sipas njoftimit të FBK-së, Berisha e Hajrizi ishin të ftuar por nuk janë në dispozicion.

Berisha është i lënduar, kurse Hajrizi luajti të shtunën. 

Ai mbeti i revoltuar që FBK-ja nuk e shpalli më të mirin të vitit 2025, ndonëse fitoi gjithë trofetë me Trepçën.