Në minutën e 95-të, spanjolli Marco Asensio shënoi golin e epërsisë 1:0 për Fenerbahçen. Por festa e lojtarëve të ekipit nga Stambolli zgjati shkurt.

Kasimpasha në minutën 101-të shënoi golin e barazimit 1:1 për ta lënë Fenerbahçen dy pikë prapa Galatasarayt në garën për titull të kampionit në Turqi.

Golin e barazimit në minutën e 101-të për Kasimpashën e shënoi Jim Allevinah.

Takimi i luajtur të hënën përfundoi 1:1.

I takoi xhiros së 23-të të Superligës turke të futbollit.

Me barazim, Fenerbahçe, mbetet në vendin e dytë me 53 pikëve, dy më pak se Galatasaray në vendin e parë.

Kasimpasha po lufton për mbijetesë.

Zë vendin e 16-të me 20 pikë