Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka vazhduar me paraqitje të mira tek Eintracht Franfurti.
Memeti të hënën kontribuoi me asistim në fitoren 3:0 të Eintachtit ndaj Freiburgut, në kuadër të xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane për futbolliste.
Memeti asistoi në golin e dytë të shënuar në minutën e 53-të, kurse nga fusha u largua në minutën e 69-të.
Me fitore, Eintrachti është ngritur në vendin e tretë me 33 pikë. Vendin e parë e mban Bayerni me 52 pikë.




























