Futbollisti i krahut, Arbër Zeneli, ka shënuar dy gola në ndeshjen e parë për Kupë të Suedisë
Elfsborgu e fitoi 4:0 të dielën ndeshjen ndaj Helsingborgut.

Zeneli shënoi golin e parë në minutën e 27-të, kurse golin e dytë personal e realizoi në minutën e 54-t.

Ai luajti deri në minutën e 81-të. Në vend të tij u inkuadrua futbollisti tjetër kosovar, Dion Krasniqi.
Kampionati në Suedi fillon në prill.