Premier League ka shërbyer si model për shumë vjet. Jurgen Klopp ka bërë thirrje për krijimin e saj në Gjermani, ndërsa, ashtu si pritej, 36 klubet profesionale të Bundesligës dhe Bundesligës 2, kanë votuar pro krijimit të ligës U21.

Vendimi u mor të martën me vota unanime. Liga U21, që mund të ketë ndikim edhe në shumë lojtarë të rinj shqiptarë që zhvillohen në Gjermani, do të fillojë që nga edicioni i ardhshëm, 2026/2027.

Synimi është që lojtarëve të rinj t’u jepet më shumë kohë për zhvillim dhe që ata ta kenë më të lehtë kalimin në nivelin profesionist.

Premier League e ka ligën e saj U21 që nga viti 2012.