Frika më e madhe është konfirmuar.
Rodrygo ka pësuar këputje të ligamentit kryqëzor në gjurin e djathtë dhe do të mungojë pjesën e mbetur të edicionit për Real Madridin.
Dhe po ashtu ylli brazilian do të mungojë në Kupën e Botës, njofton Marca të martën.
Sulmuesi brazilian iu nënshtrua testeve mjekësore të martën për të mësuar saktësisht shkallën e lëndimit të pësuar në ndeshjen e së hënës ndaj Getafes.
Lëndimi serioz është goditje e madhe për lojtarin, Real Madridin dhe Brazilin.



























