Futbollistët e Kosovës U19 kanë fituar një pikë në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin që vitin e ardhshëm mbahet në Çeki.

Kosova barazoi 1:1 me Armeninë në Turqi ku po mbahet turneu i Grupit 2 të Ligës B.

“Dardanët” e rinj kaluan në epërsi me golin e Lorik Mehmetit në minitën e 19-të. Armenia barazoi rezultatin në minutën e 81-të.

Kosova të premten takohet me Gjibraltarin, kurse duelin e fundit e zhvillon kundër Turqisë, më 30 mars.