Laura Fazliu përballet me brazilianen Rafaela Silva në finale të garës Grand Prix në Linz të Austrisë.
Pos që e kërkon të artën në 63 kg, Laura e kërkon edhe revanshin ndaj ikonës braziliane.
Me Silvan, xhudistja kosovare i ka zhvilluar dy luftëra. Dhe i ka humbur të dyja. Fillimisht Silva e mposhti në çerekfinale të Kampionatit Botëror, në qershor të vitit të kaluar. Ndërkohë e mposhti edhe për medalje të bronztë në Grand Slam të Abu Dabit, në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Silva është legjendë e xhudos. Ka medalje të artë olimpike nga Rio 2016, dy tituj të botës dhe shumë e shumë medalje të tjera.



























