Sllovakia të enjten e shpalli listën për ndeshjen me Kosovën, por ndërkohë është bërë edhe një ndryshim në listë.
Mbrojtësi Lubomir Shatka ishte në listë fillimisht, por të premten u konfirmua mungesa e tij për shkak të një lëndimi në shputë. Ai do t’i nënshtrohet operimit të hënën.
Përzgjedhësi i Sllovakisë, italiani Francesco Calzona, e ka ftuar Davir Krçikun e Viktoria Plzenit në vend të Shatkas.
Sllovakët grumbullohen të dielën.





























