Sevilla e ka mposhtur 2:1 Atletico Madridin, duke ia shkaktuar humbjen e tretë rresth në La Liga skuadrës së Diego Simeones.

Akor Adams dhe Nemanja Gudelj shënuan golat për Sevillën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të. Tek Atletico golin e vetëm e realizoi Javier Bonar.

Për Atleticon ishte humbja e tretë pas atyre nga Reali dhe Barcelona. Ajo është e katërta në tabelën e La Ligës. Ndërsa në mesjavë e pret Barcelonën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në të parën fitoi 2:0 në Camp Nou.

Sevilla është në pozitën e 15-të me 34 pikë.