Ylli i Kosovës Edon Zhegrova nuk është paraqitur as në ndeshjen që Juventusi e fitoi ndaj Atalantas të shtunën në Serie A.
“Zonja e Vjetër” fitoi 1:0 si mysafire me një gol të Jeremie Bogas në minutën e 48-të.
Zhegrova në pesë ndeshjet e fundit me skuadrën e Luciano Spalletit ka vetëm tre minuta, në fund të ndeshjes me Sassuolon.
Tek Atalanta për 90 minuta u paraqit Berat Gjimshiti.
Në tabelë, Juventusi është i katërti me 60 pikë të tubuara dhe synon Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Atalanta është e shtata me shtatë pikë më pak.



























