Mërgim Berisha ka vazhduar me formë të lartë në Bundesliga 2. 

E ka shënuar golin e dytë në katër ndeshjet e fundit për Kiaserslauternin, ndërsa e ka edhe një asistim. 

Goli i shënuar të shtunën nga sulmuesi 27-vjeçar ia ka siguruar Kaiserslauternit fitoren 1:0 në udhëtim te Hertha Berlini. 

Të dyja skuadrat e synojnë Bundesligën nëpërmjet plejofit. 

Hertha e gjashta i ka 47 pikë, një më shumë se Kaiserslauterni në vendin e shtatë. 

Berisha realizoi me gjuajtje të saktë nga zona, dy minuta pas pushimit, ndërsa u zëvendësua në minutën e 82-të. 

Portieri Simon Simoni ishte në bankën rezervë te mysafirët.