Portieri Diant Ramaj dhe sulmuesi Arijon Ibrahimoviq, kanë fituar me Heidenheimin për herë të parë në Bundesligë, që prej 6 dhjetorit. 

Heidenheimi të shtunën fitoi 3:1 ndaj Union Berlinit, në ndeshjen e xhiros së 29-të. 

Ramaj e kompletoi ndeshjen kurse Ibrahimoviqi luajti nga minuta e 77-të. 

Heidenheimi tani i ka 19 pikë në vendin e fundit dhe ende ka shpresa për mbijetesë. 

Union Berlini, po ashtu i rrezikuar për të rënë nga Bundesliga, i ka 32 pikë.