Galatasaray ka gabuar në garën për titull të dielën mbrëma, pasi barazoi me Kocaelisporin në shtëpi 1:1, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës turke. 

Me këtë barazim, Galatasaray mbetet lider me 68 pikë, por ka vetëm dy pikë më shumë se

Fenerbahçe e vendit të dytë.  Kocaelispori i teti ka 35 pikë. 

Leroy Sane shënoi për Galatasarayn në minutën e 30-të, ndërsa kroati Bruno Petkoviq shënoi për mysafirët në minutën e 72-të.