Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, ka gabuar të shtunën në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A në garën për titull. 

Napoli barazoi 1:1 në udhëtim te Parma. 

Edhe në këtë ndeshje nuk luajti Amir Rrahmani, që pritet të kthehet në vikendin e ardhshëm ndaj Lazios. 

Vendësit befasuan Napolin me gol që në minutën e parë. Shënues ishte mesfushori brazilian, Gabriel Strefezza. 

Napolin nga humbja e shpëtoi skocezi Scott McTominay, që shënoi pas një ore loje.  Napoli mbetet i dyti me 66 pikë, tri më shumë se Milani i treti. 

Për Parman ishte pikë e rëndësishme. Në pozitën e 14-të, Parma i ka 36 pikë.