Kupa e Mbretit në Spanjë do të vendoset të shtunën mbrëma nga ora 21:00.

Finalja Atletico Madrid – Real Sociedad zhvillohet në “Estadio de la Cartuja” në Sevilla.

Atletico e synon trofeun e 11-të, ndërsa vjen në këtë ndeshje pasi e eliminoi Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Për herë të fundit Atletico e kishte festuar trofeun e Kupës së Mbretit në edicionin 2012/13.

Ndërkohë, Real Sociedadi e kërkon trofeun e katërt. Të fundit e kishte fituar në edicionin 2019/20.

Atletico nuk ka humbje nga Sociedadi në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.