Sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi, ka shënuar tjetër gol në Superligën e Zvicrës.

26-vjeçari të hënën e shënoi golin e parë për Sionin që fitoi 4:0 në udhëtim ndaj Grasshopperit. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të.

Nivokazi tani i ka 12 gola e dy asistime në 32 paraqitje.

Nivokazi e Kreshnik Hajrizi startuan te Sioni.

Samuel Krasniqi ishte zëvendësues te Grasshopperi. Sioni është në vendin e pestë me 49 pikë. Grasshopperi është i parafundit me 24 pikë dhe në pozitë shumë të vështirë.