Paris Saint-Germaini ka vazhduar dominimin ndaj Liverpoolit në Champions.

Pasi e eliminoi vjet nga gara elitare evropiane, Parisi e mposhti kampionin anglez edhe të mërkurën në “Parkun e Princave” në ndeshjen e parë çerekfinale.

Me fitoren 2:0, fituesi në fuqi i Championsit bëri hap gjigant drejt gjysmëfinales. Megjithatë sfida është ende e hapur dhe do të vendoset të martën e ardhshme në “Anfield”.

Liverpooli do të kërkojë reagimin, kurse PSG-ja ta konfirmoi fitoren dhe të kalojë në gjysmëfinale.

Ndeshja nisi si më mirë për skuadrën e Luis Enriques. Desire Doue realizoi për 1:0 në minutën e 11-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 65-të golin për 2:0 e shënoi Khvicha Kvaratskhelia. Dhe shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse parisienët dominuan plotësisht.

Lojtarët e PSG-së e kishin topin në 70 për qind të kohës. Ndërkohë i kanë krijuar plot 18 raste, derisa Liverpooli i kishte vetëm tri.