Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, është shfaqur i lumtur me kthimin e Leon Avdullahut nga lëndimi. Ai në konferencën e mbajtur të enjten për shtyp para ndeshjes ndaj Augsburgut të premten, ka thënë se Avdullahu ka stërvitur me ekipin gjatë gjithë javës. Avdullahu u kthye kundër Mainzit nga lëndimi. Luajti nga minuta e 61-të në humbjen 2:1. “Ishte e rëndësishme që Leon Avdullahu të luante gjysmë ore kundër Mainz. Ai gjithashtu mori pjesë plotësisht në stërvitje gjatë gjithë javës. Do të vendosim pas stërvitjes së sotme nëse ai do të fillojë apo do të vijë nga stoli”, thotë trajneri Ilzer.
Ndeshja Hoffenheim – Augsburg luhet të premten nga ora 20:30.
Pjesë e rëndësishme e Hoffenheimit janë edhe dy futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari.




























