Genoa ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sassuolos me rezultat 2-1, në një përballje që u vendos nga një episod dramatik në minutat e fundit.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 18-të me Ruslan Malinovskyi, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0. Ndeshja u tensionua në fundin e fraksionit të parë, kur në minutën 45+2’ me karton të kuq u ndëshkuan Mikael Egill Ellertsson te Genoa dhe Domenico Berardi te Sassuolo.

Në pjesën e dytë, Sassuolo reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 57-të me Ismaël Koné, duke rikthyer përkohësisht ekuilibrin. Megjithatë, kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Genoa gjeti golin e fitores në minutën e 84-të me Caleb Ekuban.

Momenti vendimtar i takimit erdhi pikërisht te goli i dytë i Genoas, pasi Aro Muric bëri një gabim që i dha mundësi vendasve të ndëshkonin dhe të vulosnin triumfin 2-1.

Sa i përket renditjes, kjo fitore e mban Sassuolon në vendin e 11-të me 42 pikë pas 32 ndeshjesh, ndërsa Genoa mbetet në pozitën e 13-të me 36 pikë, duke iu afruar kundërshtarit në tabelë.

Video