Granit Xhaka sot është emëruar kapiten i Kombëtares së Zvicrës.

Me pensionimin e Stephan Lichtsteiner, detyra e kapitenit të skuadrës i’u besua mesfushorit kosovar, Granit Xhakës, shkruan “VAR Kosova”.

Lajmin për Xhakën kapiten e dha vet Kombëtarja zviceriane përmes një video në “Twitter”, ku foli vet futbollisti kosovar, i cili tha se është krenar që mund të luajë për vendin e tij.

“Jam krenar që mund të luaj për vendin tim”, tha ai.

Kujtojmë se Xhaka do të jetë kapiteni i Zvicrës në ndeshjen e sotme ndaj Ukrainës që luhet nga ora 19:00.