Edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi dje (e premte) me ndeshjen Arbëria – Trepça’89, ndeshje të cilën e fituan lipjanasit me rezultat të pastër, 0:2.
Nga ana tjetër, në pasditën e sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në kuadër të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar.
FC Prishtina do të përballet me Drenicën, derisa në Brestovik, Besa e Pejës e pret Ballkanin.
FC Prishtina në krye me trajnerin Zekirija Ramadani si dhe prurjet e reja këtë verë, synon ta nis edicionin e ri me fitore kundër skuadrës nga Skënderaj.
Por, edhe Drenica do të mundohet në kryeqytet që t’i marrë pikë kryeqytetasve.
Nga ana tjetër, Besa e Pejës, tre-herë kampioni i Kosovës, do ta presë Ballkanin në stadiumin me bar sintetik në Brestovik.
Ballkani është ndër skuadrat më të përforcuara këtë afat, andaj është favorit për të ngadhënjyer sot.
Ndërkaq, Besa e Pejës ka prezantuar dje (e premte) skuadrën dhe trajnerët e ri, dhe pritet të jetë “arrë e fortë” sivjet.