Arritje e madhe e Kosovës U18, mbyll evropianin e beach volleyt në vendin 14.
Kombëtarja e Kosovës U18 në beach volley, konkurrenca e femrave, e ka mbyllur me sukses Kampionatin Evropian U18, që po mbahet në Izmir të Turqisë.
Vashat tona, Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari u mposhtën në 1/16 e finales nga Zvicra 2:0 në sete. Paraprakisht ato sot kishin mposhtur 2:0 Turqinë. Evropianin e mbyllën me dy fitore dhe dy humbje.
Pra, Kosova ka arritur të rangohet në vendin e 14-të, duke lënë pas mjaft shtete të zhvilluara. Përveç kësaj, Kombëtarja jonë ka arritur të ngrit kuotën shtetërore, që viteve të ardhshme në KE, Kosova nuk do t’i nënshtrohet kualifikimeve për pjesëmarrje, por do të merrë pjesë direkt në fazën e grupeve.
Sot garimin e mbyllën edhe dyshja e meshkujve: Endi Zejna dhe Edon Ibrahimi, të cilët zunë vendin e 23-të.