Asgjë nuk i ndalon tifozët anglezë të futbollit, që të përcjellin klubet e tyre, madje as koronavirusi që ka zbrazur stadiumet në të gjithë botën.

Ditë më parë, një grup i tifozëze (6) rezervuan në Airbnb një banesë në Londër, për të shikuar nga afër klubin e tyre, Leyton Orient, që bën gara në Ligën e dytë në Angli.

Ndeshja që u zhvillua të shtunën, ndërmjet Leyton Orient dhe Mansfield Town përfundojë 2 me 2.

Banesa ishte me pamje nga stadiumi, duke bërë që ata të jenë sa më afër klubit të tyre të zemrës.

Me birra në dorë, këta tifozë qëndruan në ballkonin e banesës gjatë 90 minutave.

Ata vendosën flamurin e klubit të tyre në ballkonin e banesës./VAR Kosova/