Skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka shënuar fitore në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.

Pas secilës ndeshje, trajneri Ismet Munishi, ka postuar video në profilin e tij në Facebook, duke treguar atmosferën e krijuar në një odë (në një fshat të Suharekës), ku ishin të grumbulluar shumë veta.

Pa maska në fytyrë, por me birra e raki, të ftuarit në këtë odë shihen duke dëgjuar muzikë folklorike.

Në ndeshjen e parë, Ballkani fitojë kundër Besës së Pejës me rezultat 1-4. Tre gola i kishte shënuar Mirlind Daku.

I njëjti ka shënuar përsëri tre gola edhe në fitoren e së mërkurës kundër Feronikelit./VAR Kosova/

Video e festës pas fitores së parë