Ylli i Kosovës, Andi Zeqiri, është afër të bëhet me skuadër të re. Në Itali raportohet se Parma është afër të arrijë marrëveshje me sulmuesin e Kosovës.
Gianluca Di Marzio raporton se klubi italian së shpejti do të finalizojë marrëveshjen me klubin zviceran, Lausanne.
Po ashtu Parma është afër të transferojë edhe mbrojtësin argjentinas, Valenti.
Andi Zeqiri pritet të veshë fanellën me numrin 9 te Kosova në ndeshjet që pritet të zhvillohen në tetor.
Ai do të jetë zëvendësues i Vedat Muriqit, i cili do të mungojë për shkak të sic është raportuar, infektimit me koronavirus./VAR Kosova.