Ka ardhur një lajm i mirë nga Italia sa i përket sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
Ai ka rezultuar negative me COVID-19 edhe në testin e dytë.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur gazetari i SuperSportKosova, Arlind Sadiku.
Gjatë ditës së sotme, u raportuar se Muriqi kishte rezultaur negative dhe se ishte në pritje të rezultateve të testit të dytë.
Ky është një lajm i mirë për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.
Zvicerani tash do të mund të llogaris edhe në shërbimet e sulmuesit nga Prizreni për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut./VAR Kosova/