Kampioni i Anglisë, Liverpool, ka fituar në Anfield kundër Arsenalit me rezultat 3-1.
Ishin mysafirët ata që udhëheqën me golin e francezit Alexandre Lacazette.
Pjesa tjetër e lojës e tëra i takojë vendasve.
Sadio Mane dhe Roberstson shënuan në pjesën e parë, për të kaluar Liverpoolin në epërsi.
Golin e fundit dhe që vulosi fitoren, e shënoi Diogo Jota, e që është i pari i portugezit në fanellën e Liverpoolit.
As në këtë ndeshje, nuk kishte vend për Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte ftuar fare, edhe pse shënoi një gol shumë të bukur kundër Lincoln.
Granit Xhaka luajti në këtë ndeshje 1 orë, pasi u zëvendësua nga Ceballos./VAR Kosova/