Trajneri i Andi Zeqirit në Zvicër i uroi sulmuesit çdo të mirë në aventurën e re.
Sulmuesi kosovar pritet të nënshkruajë për Brighton Albion gjatë kësaj jave.
“Ky është futbolli. Të jesh trajner do të thotë gjithashtu të mbështesësh lojtarët kur të vijë momenti që ata të largohen nga klubi. Nuk është mirë të pendohesh. Është më mirë të jesh i lumtur dhe krenar që ke punuar mirë me një lojtar të ri dhe i ke dhënë mundësinë të shkojë jashtë vendit”, tha Giorgio Contini, trajneri i Laussane.
“Andi e ka bërë zgjedhjen dhe kur një qenie njerëzore ka shansin të bëjë një hap, duhet të jesh i lumtur për të”, përfundoi ai.