Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Dardanët” në krye me Bernard Challandesin janë mysafirë të Maqedonisë së Veriut në “Todor Proeski” në Shkup.
Përkundër dominimit të lehtë të “Dardanëve”, Maqedonia e Veriut është në epërsi 2:1 ndaj Kosovës.
Sa i përket statistikave, posedimi i topit iu takoi dy skuadrave me 50 përqind, derisa vendasit kishin pesë tentime për gol, njejtë sikur Kosova.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Fituesi i kësaj ndeshje, në fjale do të përballet me Gjeorgjinë në Tblisi më 12 nëntor.






























