Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka shkruar në profilin e tij në Instagra një mesazh drejtuar të gjithë tifozëve dhe popullitë të Kosovës.
Pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, futbollistët e Kosovës u kritikuan shumë në rrjetet sociale.
Berisha ka kërkuar që tifozët t’i mbështesin futbollistët.
“Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, «cili» është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s’janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, Shqiptart kudo që janë që na mbështesin) s’jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën, shpërblimi do të vjen, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë”, ka shkruar Berisha.
“Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore ? Kosova gjithmonë në zemër”.



























