Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për ish-futbollistin e tij, Mario Balotelli.
Mancini dhe Balotelli ishin bashkë te Manchester City.
Tash, Super Mario ka mbetur pa skuadër dhe për këtë ndjehet keq trajneri italian.
“Më vjen shumë keq që ta shohë në një gjendje të tillë. Në moshën 30 vjeçare ai do të duhej të ishte në kulmin e karrierës dhe do të mund të ishte mjaft i rëndësishëm për kombëtaren e tij”.
“Unë e dua atë dhe gjithmonë ia dua të mirën”, ka thënë Mancini.