Pas një fundjavë të zënë me futboll që Lazio barazojë në Belgjikë, Vedat Muriqi, ka takuar ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi.
Në tëitter, ambasadorja Haxhitasimi ka publikuar një fotografi me sulmuesin prizrenas.
Në foto shihet që Muriqi ia dhuruar fanellën e Lazios asaj.
Ambasadorja Haxhitasimi, ka shkruar se Muriqi e nderoi atë me vizitën e tij në ditën e fundit të javës në punë.
“Nuk ka më mirë se ta përfundosh javën me një vizitë të juaj. Me një bujari të madhe, ai nderoi shtëpinë tonë”, ka shkruar fillimisht Haxhitasimi.
“Ai na dha neve fanellën e debutimit të tij të parë në Ligën e Kampioneve me Lazion. Jemi thjesht të prekur me këtë gjest të tij”, shtoi më tutje ajo në postimin e saj.



























