Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani ka reaguar pas humbjes së radhës së kryeqytetasve në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës, FC Prishtina pësoi humbje 1:0 nga Drenica.
Pas ndeshjes, Ramadani ka thënë se skuadra e tij luajti dobët.
“Luajtëm shumë dobët edhe pse futbollistët dhanë maksimumin. Tri humbje radhazi dhe kjo është e tepërt”, ka deklaruar Ramadani në “ArtSport”.
“Ai që duhet të marrë përgjegjësinë jam unë. Do të bisedojmë me drejtuesit e klubit për të parë këtë gjendje, mirëpo përgjegjësi kryesor për këto rezultate jam unë dhe pranoj fajin“, deklaroi Ramadani. /VAR Kosova/