Real Madrid është prekur nga koronavirus sipas medieve spanjolle, shkruan VAR Kosova.

Lajmi raportohet nga media spanjolle “Marca” e cila shkruan se nga analizat e tamponëve të kryera së fundmi, rezultoi se njëri prej futbollistëve është prekur nga COVID-19.

Klubi mbretëror ende nuk ka reaguar rreth këtij lajmi të gazetës spanjolle, duke mos e mohuar apo pranuar.

Nëse në tamponin e dytë, lojtari rezulton sërish me koronavirus, atëherë ai nuk luan në takimin ndaj Interit.

Te zikaltërit është kthyer mbrojtësi Milan Skriniar, i cili e ka kaluar COVID-19, por në dyshim mbetet Romelu Lukaku, i cili është i lënduar. Lukaku nuk luajti në barazimin e Interit me Parmën në Serie A. /VAR Kosova/