AC Milan dëshiron t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovicit deri në vitin 2022. Forma e mirë e sulmuesit të klasit botëror ka bërë që drejtuesit italian t’i ofrojnë një kontratë të re, shkruan VAR Kosova.

Sipas “Calciomercato” Milani tashmë e ka gati kontratën e re e cila do të jetë deri më 2022.

Ibrahimovic sezonin e kaluar iu bashkua për herë të dytë “rosonerëve” duke shkëlqyer me gola dhe paraqitje të mira.

Sulmuesi, 39, vjeçar e ka vazhduar formën e mirë edhe këtë sezon duke qenë golashënuesi më i mirë në Serie A.

Ibra të dielën (dje) ia siguroi tre pikët e radhës skuadrës së Stefano Piolit ndaj Udineses në udhëtim, me një asistim dhe golin e fitores.

Deri më tani në katër ndeshje ai ka shënuar shtatë gola. Ndryshe, ish sulmuesi i Barcelonës në javët e para të sezonit ishte i infektuar me koronavirus. /VAR Kosova/