Ndeshja e sezonit të kaluar që Barcelona e zhvillojë si skuadër mysafire kundër Celta Vigos, prishi harmoninë ndërmjet ish-trajnerit Quique Setien dhe futbollistëve.

Kjo pasi kapiteni Lionel Messi edhe kishte injoruar instruksionet e ndihmës-trajnerit Eder Sarabia, gjatë pauzës freskuese.

Vetëm tash pasi është shkarkuar, Setien ka treguar se çfarë i kishte thënë Messit.

“Nëse nuk të pëlqen ajo që them, ja ku është dera”, i kishte thënë Setien Messit sipas programit të raQue T’hi Jugues.

Setien i kishte thënë kështu argjentinasit, pasi këtij të fundit nuk i kishte pëlqyer toni me të cilin trajneri u kishte folur futbollistëve./VAR Kosova/